E KRYER: Milani e dëboi pas dështimit, Giampaolo gjen ekip! Kuqezinjtë kursejnë rrogat

4 Gusht 2020
16:06
Telesport
back button

Marco Giampaolo do të bëhet trajneri i Torinos për sezonin e ardhshëm (2020-21). Megjithatë, përpara se të zyrtarizojë marrëveshjen me granatat, së pari do të duhet të ndërpresë kontratën që e lidh me Milanin. Pritet që Giampaolo do të jetë në Milano ditën e mërkurë për të biseduar me drejtuesit kuqezi dhe arritur një kompromis për të mbyllur gjithçka.

Cesena 17/08/2019 – amichevole / Cesena-Milan / foto Image Sport
nella foto: Marco Giampaolo

Giampaolo ka edhe dy vite kontratë me kuqezinjtë ndaj palët mund të bien dakord që të paguhet qoftë edhe për 1 vit duke u paguar në dorë tani për të vazhduar më pas rrugën e tij te Torino.

Një kontratë dy-vjeçare me klubin e Cairos e pret atë, me një mundësi për vitin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit