E KRYER: Milani gjen mesfushorin që kërkonte trajneri Pioli. Shifrat e operacionit dhe nxitimi kuqezi

14 Janar 2021
13:22
Telesport
back button

Milani ka arritur një marrëveshje me Torino për transferimin e Soualiho Meité. Mesfushori arrin në një huazim të kushtueshëm me të drejtën e blerjes të vendosur në 8 milion euro.

Objektivi i klubit kuqezi tani është që të zyrtarizojë transferimin sa më shpejt të jetë e mundur për ta bërë menjëherë në dispozicion të Stefano Pioli mesfushorin e lindur në vitin 1994.

Operacioni, përfshirë shpërblimet, në rast të shlyerjes do të jetë afërsisht 9 milion euro.

Pas një sezoni të parë të shkëlqyer te Torino, Meite më pas nisi të ofronte paraqitje shumë të dobëta dhe këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist.

Milani donte një futbollist me karakteristika të një mesfushori fizik, me hap dhe që të jetë edhe mirë teknikisht, për t’iu shtuar baterisë tashmë të përbërë nga Kessie, Bennacer dhe Tonali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit