E KRYER! Nedim Bajrami ndryshon skuadër në Serie A: detajet. Nesër vizitat mjekësore

30 Janar 2023
21:29
Telesport
back button

Me ne fund ka ardhur edhe ndryshimi i faneles per futbollistin e Kombetares se Shqiperise dhe pse transferimi nuk ka ndodhur per vleren qe lojtari i Empolit kishte perpara nje viti ne fakt, kur vleresohej rreth 10-12 mln euro.

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në diten e fundit te merkatos se janarit, por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të vijojë karrierën në Itali. Klubi më i interesuar për shërbimet e Bajramit është Sassuolo, me tratativën që duket se ka nisur mes këtyre të fundit dhe klubit të Empolit.

Gjithcka po ndodh ne Milano. Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Bajramit lidhet me një transferim të mundshëm tek Sassuolo, pasi edhe në verë palët ishin shumë pranë marrëveshjes. Duket se akordi mes Empolit dhe Sassuolos per Bajramin eshte gjetur ne 6 mln euro.

Kujtojmë se për lojtarin e kombëtares ka shumë zëra rreth të ardhmes, teksa ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Valencias në La Liga. Megjithatë, Sassuolo duket gati të lëvizë konkretisht dhe të rrëmbejë futbollistin kuqezi në merkaton e janarit.

Siç raporton Sky, operacioni i dyfishtë ka përfunduar: “Traorè po largohet nga Sassuolo: gjithçka është bërë për kalimin në Bournemouth, një shifër prej 30 milionë eurosh duke përfshirë bonuset. Është bërë edhe për Bajramin te Sassuolo: rreth 6 milionë euro do të shkojnë te Empoli, lojtari tashmë është në Milano për të nënshkruar kontratën”. Zëvendësuesi i Bajramit te Empoli mund të jetë Emanuel Vignato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit