E KRYER: Një ish-madrilen për të zëvendësuar Ibrahimovic, LA Galaxy bën goditjen e bujshme!

17 Janar 2020
21:21
back button

Tashmë mund të quhet gjithçka e kryer. Javier Hernandez, ose siç njihet nga të gjithë si Chicharito do të firmosë për La Galaxy. Meksikani do të lërë Sevillan për të kaluar në MLS.

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura spanjolle për ish-sulmuesin e Realit, i cili do të zëvendësojë një emër të madh si Zlatan Ibrahimovic në Los Angeles. 31-vjeçari do të shndërrohet në lojtarin më të paguar të MLS në SHBA, duke lënë pas edhe Carlos Velan. Zyrtarizimi pritet në fillim të javës së ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit