E KRYER: Rashica me klub të ri, Werder përfiton 20 mln euro

12 Maj 2020
17:26
Eraldo Harlicaj

Të kesh një menaxher si Altin Lale nuk është pak. Ish-kapiteni i Shqipërisë po i jep një karrierë fantastike Milot Rashicës, pasi duket se ka përzgjedhur dhe klubin e ri për futbollistin shqiptar.

Sulmuesi do të largohet nga Werder Bremen në merkaton e verës për t’u transferuar te Red Bull Leipzig. Bild shkruan se marrëveshja mes palëve për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës është arritur, madje janë vendosur dhe detajet.

Leipzig do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e Rashicës. Një klub ideal për shqiptarin, pasi Miloti do të ketë mundësi të luajë dhe të marrë minuta, ndryshe nga emra si Dortmund apo Liverpool që do të kthehej në lojtar stoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit