E KRYER: Real Madrid huazon sërish Kubon, skuadra e tij e re ka një mjeshtër në stol! Strategjia “blancos”

5 Gusht 2020
16:15
Telesport

Në mungesë të zyrtarizimit (njoftimi mund të jetë sot ose nesër) Real Madrid dhe Villarreal kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Take Kubo (19 vjeç)

Sipas AS, “nëndetësja” fitoi kuota më shumë se sa kandidatët e tjerë që kërkonin talentin japonez si Granada, Celta dhe Osasuna.

Takefusa Kubo is an INSANE TALENT! - YouTube

Të martën, palët filluan një negociatë që ata shpresuan se do të ishin përfundimtare dhe e suksesshme, siç edhe ka ndodhur.

Marrëveshja është huazim për një sezon dhe pa një mundësi blerjeje, skenari i vetëm që menduan si Madridi ashtu edhe Kubo.

Real Madrid: Kubo already generating huge excitement - AS.com

Në fakt, klubi blancos, i kënaqur me rritjen e japonezit te Mallorca, megjithë vështirësitë dhe rënien e ekipit, kanë menduar të rikthejnë Kubon në bazë në sezonin 2021-2022, kur edhe do të lirohet vendi i ekstrakomunitarit që mbahet nga Vinicius.

Villarreal do të paguajë pagën e futbollistit dhe do të paguajë midis 2 dhe 3 milion euro, që do të thotë një shpenzim total prej rreth 5 milion euro.

Një tjetër faktor që bindi Kubon dhe Realin është prania e Unai Emery te Villareal. Lojtari gjithmonë ka dhënë përparësi në një destinacion në Spanjë që do t’i lejonte atij të luante 40 ndeshje vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit