E KRYER: Talenti i Algjerisë zgjedh Milanin prej… Maldinit!

15 Korrik 2019
21:37
Anton Cicani
back button

Një telefonatë Arsenalit për të respektuar kontratën dhe refuzimi i klubit londinez për të paguar thuajse 18 mln euro për një lojtar që do ta konsideronte rezervë. Më pas, telefonata më e rëndësishme, ajo mes Paolo Maldinit dhe vetë futbollistit që ndodhet në Kupën e Afrikës, gati për finalen e madhe Algjeri-Senegal.

Po flasim për Isamel Bennacer, një nga ato goditje të kuqezinjve, që pritet të konfirmohet si bast i fituar në të ardhmen. Sezonin e shkuar te Empoli, por vizion loje dhe dinamizëm, përveç se teknikë, Bennacer po shkëlqen në Kupën e Afrikës me Algjerinë.

Arsenali, kur e shiti te Empoli për 1 mln euro, vendosi klauzolë se në rast se një klub do ta ofronte një shumë të caktuar, atëherë londinezët kishin mundësi ta barazonin. Koha nuk mjaftonte dhe Arsenal u tërhoq, ndërsa Dortmund u kujtua shumë vonë.

Paolo Maldini dhe Boban kishin mbyllur gjithçka me udhëzim të trajnerit Marco Giampaolo, që beson se do ta kthejë një xhevahir.

Operacion 16 mln euro dhe 2 mln euro bonus. Kontratë pesë vjet me 1,6 mln euro në sezon për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit