E KRYER: Tare është gjenial, bind yllin e Premier Leagues!

10 Gusht 2020
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka hedhur një bast të fortë. Ai ka bindur David Silven që të kalojë në Serie A dhe të veshë fanellën e kaltës. Spanjolli la ekipin e Manchester City-t pas 10 vitesh dhe mendohej se do të vazhdonte karrierën në Amerikë, por nuk do të ndodhë kështu.

Spanjolli është bindur nga oferta e klubit italian që i ka ofruar 3 vite dhe një rrogë prej 2.5-3 milion eurosh në sezon që kap 3-4 duke përfshirë dhe bonuset në të. Lazio kërkon të hedhë hapin e madh për fitimin e trofeve dhe eksperienca e Silvës mund t’i ndihmojë shumë.

34-vjeçari do të ketë mundësinë të qëndrojë në Serie A deri në moshën 37-vjeçare. Një ndërhyrje e guximshme e Lazios dhe presidentit Claudio Lotito që i besojnë veteranit dhe e blindojnë për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit