E KRYER: Tottenham transferon yllin e Ligue 1 për 62 mln euro!

25 Qershor 2019
21:48
Anton Cicani
back button

E donin shumë skuadra të mëdha: interesime, sondazhe dhe sidomos biseda me Lyon. Por, sipas asaj që shkruhet në mediat angleze dhe franceze, ylli dhe talenti i Lyon, Ndombele, një mesfushor i fuqishëm dhe që sezonin e shkuar ka qenë ndër më të mirët në Ligue 1, do të transferohet te Tottenham, që rihap kështu "thesin".

Ndombele ishte në radarët e Juventusit, Barcelonas dhe Real Madridit, por Lyon nuk ulej në pretendime. Operacioni i transferimit te finalistët e Champions pritet të jetë 62 mln euro dhe bonuse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit