E kryer: Tre vjet spektator, Barcelona ndahet nga Cillessen

25 Qershor 2019
12:24
back button

Në verën e vitit 2016 Barcelona mendoi se bëri një blerje të shkëlqyer, kur shpenzoi vetëm 13 milionë euro për portierin e Ajax dhe Holandës, Jasper Cillessen.

Megjithatë, holandezi nuk ka pasur hapësirë në Barcelonë, sepse në 3 kampionate ka luajtur vetëm 5 ndeshje (!), ndërsa më shumë ka luajtur në Kupën e Mbretit.

I lodhur, tashmë 30-vjeçari ka vendosur të largohet dhe është në Valencia, ku do të firmosë pas kontrolleve mjekësore.

Barcelona do të marrë nga Valencia portierin titullar Neto, i cili më parë ka luajtur te Fiorentina e Juve dhe në dy sezonet e fundit ka qenë lojtar kyç te Valencia. 

Me Ter Stegen titullar në Barcelonë, nuk kuptohet pse 29-vjeçari brazilian  ka pranuar të marrë vendin e lënë bosh nga Cillessen, por ndoshta e joshin trofetë që mund të fitojë, qoftë edhe si rezervë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit