E KRYER: Zbulohet e ardhmja e Sanchos, e konfirmon drejtori i Dortmundit

10 Gusht 2020
17:15
Eraldo Harlicaj
back button

Jadon Sancho do të mbetet në Dortmund! Sulmuesi nuk do të largohet nga Bundesliga as në sezonin e ardhshëm dhe diçka e tillë është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.

Zyrtari i lartë i verdhezinjëve ka qenë i prerë në deklaratën e tij dhe ka folur me siguri se talenti anglez do të mbetet në Gjermani. “Jadon Sancho do të jetë lojtar i Dortmundit në sezonin e ardhshëm”, – tha ai.

Manchester United interesohej për shërbimet e tij, por në fund nuk u arrit gjuha e përbashkët me anglezët. Sancho ishte në mëdyshje për të ardhmen, por duket se tashmë e ka ndarë mendjen për të qëndruar te Dortmundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit