E KRYER: Zgjedhje e guximshme nga Barcelona, një trajner pa eksperiencë merr drejtimin

13 Janar 2020
19:49
Eraldo Harlicaj
back button

Ernesto Valverde do të largohet nga Barcelona. Vendimi është marrë nga drejtuesit dhe pas takimit ndërmjet presidentit Bartomeu dhe agjentëve të trajnerit dhe atij vetë, u vendos që numri një i stolit të mos vazhdonte më punën në krye të ekipit. Informacionet e fundit nga mediet spanjolle bëjnë me dije se në orën 21:00 klubi katalanas do të dalë me një komunikatë zyrtare.

Sport, medie prestigjoze pranë Barcelonës, shkruan se emri që pritet të zëvendësojë Valverden është Quique Setien. Një emër surprizë ky, pasi ish-tekniku i Betisit nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe. Ai është i lirë në treg dhe kulmin e karrierës së tij e ka pikërisht me Betisin. 61-vjeçari ka marrë vetëm një vend të gjashtë në La Liga dhe grupet e Europa Leagues. Zgjedhje e guximshme nga Barcelona, por duket se do të jetë një trajner emergjence, me kontratë 6 mujore deri në verë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit