“E larguan si një copë m…”, Evra kujton skandalin që tronditi botën

14 Janar 2022
16:45
Denis Hakanaj

Gjatë Kupës së Botës të luajtur në Afrikën e Jugut në 2010-ën, Franca u trondit nga një skandal që bëri xhiron e botës.

Sherret mes Nikolas Anelka-së dhe trajnerit Domenech çuan te përjashtimi i sulmuesi francez dhe të një kaos total.

Në lidhje me atë situatë absurde (Franca doli e fundit në grup) është kthyer të flasë për RMC Sport, Patrice Evra, kapiteni i asaj kombëtareje.

Anelka e ofendoi në dhomat e zhveshjes trajnerin, i cili e zëvendësoi. Evra u përball me Domenech:

“Ky është gabimi më i madh që mund të bësh, kështu shkatërrohet grupi”, i ka thënë teknikut ish-mbrojtësi.

Në ditët pasuese, Evra ka provuar të organizojë një takim për të sistemuar gjërat, por trajneri nuk është paraqitur: në grumbullimin e Gjelave kishte shkuar Presidenti i Republikës Sarkozy.

Skuadra, ka kujtuar Evra, ka parë Anelka-në të largohej me çantën e tij: “E larguan si një copë m…”, ka thënë ish-futbollisti.

Në ato orë shumë të nxehta, me skuadrën që vendosi që të refuzonte të stërvitej, ndoshta vendimi i fundit është marrë pikërisht nga Sarkozy:

“Nuk e di nëse e vendosi ai largimin e Anelka, por Domenech ka thënë se vendimi vinte nga lart…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit