E lë në stol, por Mourinho e pret: Mund të bëjë ende diferencën tek United

9 Dhjetor 2018
12:03
Telesport
back button

Trajneri Jose Mourinho ka lënë në stol për të dytën ndeshje me radhë në Premier League kampionin e botës dhe “armikun” e tij kryesor te Manchester United, mesfushorin francez Paul Pogba. Madje në fitoren 4-1 ndaj Fulham, mesfushori nuk u aktivizua fare, ndërsa në barazimin 2-2 ndaj Southampton, 4 ditë më parë, u aktivizua disa minuta në pjesën e dytë. E megjithatë, trajneri portugez shprehet se Pogba mund të jetë ende vendimtar dhe lojtar fantastik për United në të ardhmen, duke shpresuar që francezi të shënojë në mesjavë, në Champions League (ndaj Valencia, në Grupin H).

Ai duhet të luajë me të njëjtin mentalitet siç po luan edhe pjesa tjetër e skuadrës. Paul mund të bëhet një futbollist fantastik, pasi e ka potencialin për të qenë i tillë. Ndaj Valencia ai do të jetë titular dhe ka mundësinë t’u tregojë të gjithëve se sa i aftë është. Unë kam shumë lojtarë që duhet t’i aktivizoj dhe jam i kënaqur nga reagimi i disa prej tyre në ndeshjen e fundit ndaj Fulham”, u shpreh Jose Mourinho, që duket se ka kursuar kampionin e botës në kampionat për ta aktivizuar në Champions League (ditën e mërkurë, në fushën e Valencia).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit