“E meriton”, Mane zgjedh fituesin e Topit të Artë: Jam i lumtur për të

5 Tetor 2022
15:25
Denis Hakanaj
back button

Mungon edhe pak për të njohur atë që do të shpallet futbollisti më i mirë ië vitit 2022 dhe që për rrjedhojë do të jetë fituesi i Topit të Artë.

Karim Benzema duket se është favoriti edhe pse disa ekspertë kanë folur edhe për Sadio Mane mes kandidatëve të mundshëm.

Pikërisht sulmuesi senegalez, i transferuar nga Liverpool-i te Bayern Munich, verën e kaluar, ka folur për Canal + për rivalin francez duke mos i kursyer elozhet.

“Benzema ka bërë një sezon të madh me Real-in dhe ka fituar Champions League”, ka thënë Mane duke folur në lidhje me krahasim me të dhe garën për Topin e Artë.

“Mendoj se Topin e Artë e meriton Karim. Ka bërë një sezon të madh me Real-in, ka fituar Champions-in: besoj se e meriton plotësisht, jam i lumtur për të”.

Më pas, në nivel personal, Mane ka folur për transferimin te Bayern-i dhe për fitoren e Kupës së Afrikës me Senegalin e tij:

“Ka qenë një lloj çlirimi për mua dhe për vendin tim, por e përsëris, besoj se Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema dhe e mendoj sinqerisht këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit