“E mora në telefon disa herë”, Fonseca zbulon prapaskenën me yllin e Inter-it

27 Nëntor 2021
16:11
Denis Hakanaj
back button

Paulo Fonseca është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Repubblica.

Ish-trajneri i Roma-s ka zbuluar disa prapaskena të periudhës kur ka qenë trajneri i Roma-s dhe ka folur edhe për playoff-in mes kombëtareve për kualifikimet në Botërorin e ardhshëm.

Për Italinë: “Ajo që kam parë duke punuar në Itali është mentaliteti i futbollistëve italianë. Është mentaliteti me të cilin ka fituar Europianin: dukej nga kualifikueset, miqve të mi u kam thënë se Italia ishte mes favoritëve. Isha i bindur se do të fitonte nga ndeshjet e para”, ka thënë Fonseca.

Më pas, ish-trajneri i verdhekuqve ka zbuluar një prapaskenë të merkatos me Barella-n:

“Italia ka një nivel teknik shumë të lartë. Merrni Barella-n: e doja te Roma, kam folur edhe disa herë në telefon me të, për ta bindur që të vinte. Mancini ka ditur të ndërtojë mbi këtë cilësi një kolektiv të madh, një gjë që nuk arrihet me lehtësi, kombëtare të tjera kanë talente të mëdha, por jo një skuadër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit