E mori ekipin për ta shpëtuar nga rënia në kategori, pandemia “e shkarkon”!

28 Maj 2020
17:58
Telesport
back button

Çështje kostosh, pasi gjithçka lidhet me paratë! Kështu, Le Mans ka vendosur të ndahet nga trajneri Reginald Ray, që ishte emëruar në fund të shkurtit në tentativën për të shpëtuar ekipin nga rënia në National League (kategoria e tretë).

Por, pandemia ndaloi gjithçka dhe prishi programet dhe sezonin, teksa goditja e fundit erdhi nga qeveria dhe liga, që anuluan sezonin.

Duke qenë në vend të parafundit të renditjes kur kampionati u ndërpre, verdikti caktoi që Le Mans të bjerë një kategori më poshtë. Kështu, Ray largohet pas vetëm një ndeshje dhe tani Le Mans duhet të gjejë një trajner të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit