E mundi 4-0, çudit Flick: Atletico Madrid ishte një kundërshtar i vështirë

22 Tetor 2020
10:58
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, tha se skuadra e tij kishte një detyrë të vështirë ndaj Atlético Madridit, por e kishte zgjidhur atë “sovranisht” me fitoren 4-0: “Ne kishim një detyrë shumë të vështirë dhe e zgjidhëm atë sovranisht. U përpoqëm të përfitonim nga hapësirat që ata na lejuan dhe ia dolëm me sukses. Ne kemi qenë efektivë përpara portës”.

Flick shtoi se ajo që e kënaqte më shumë ishte paraqitja mbrojtëse, çka nuk kishte qenë gjithmonë ideale në ndeshjet e mëparshme. Lidhur me Robert Lewandowski, ai tha se polaku do të kenë shumë ndeshje përpara këtë sezon, ndaj do të ishte e përshtatshme që kohë pas kohe të mos luajë për 90 minuta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit