E mundi Kolumbia, por Paraguaji ka edhe një shans kualifikimi (VIDEO)

23 Qershor 2019
23:11
Anton Cicani
back button

Edhe pse ishte kualifikuar me kohë, Kolumbia ka bërë detyrën dhe jo vetëm që ka nderuar Argjentinën, por edhe e ka mbyllur me tre fitoren grupin në Copa America. Një ecuri, deri tani, fantastike për yjet e Kolumbisë, edhe pse sonte luajtën me shumë rezerva.

Megjithatë, mjaftoi një gol në pjesën e parë. Paraguaji e mbyll me 2 pikë grupin, ndërsa tashmë ka edhe një shans për t'u kualifikuar, sipas formulës së Copa America. Në rast se Japonia dhe Ekuadori barazojnë, atëherë mund të dalë si e dyta e tretë më e mirë.

Nëse në këtë ndeshje, pra Japoni-Ekuador, ka një fitues, atëherë Paraguaji është jashtë kompeticionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit