E ndoqi ndeshjen Inter-Milan në “San Siro”, Mancini këshillon drejtuesit kuqezi

13 Shkurt 2020
13:42
back button

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka një këshillë për drejtuesit e Milanit për sezonin tjetër. i pranishëm në “San Siro” për derbin Inter-Milan 4-2, trajneri axurr ka krijuar një ide: “Milani ka futbollistë të vlefshëm! Pjesa e parë ndaj Interit e tregoi. Do të rriten nga viti në vit dhe do të krijojnë bërthamën e klubit. Nuk duhet të ketë revolucion në verë dhe largime të shumta, ndryshe gjithmonë e rinis nga e para. Ibrahimovic? Për mua mbetet një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe histori! Ajo që ka bërë e ka konfirmuar. Edhe 38 vjeç bën diferencën në fushë, pra mendojeni pak!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit