E ngjiti në Serie A pas 22 vitesh, tani Lotito duhet ta shesë brenda kësaj date ose nuk regjistrohet në kampionat

17 Maj 2021
15:51
Telesport
back button

Claudio Lotito ka kohë deri në datën 25 qershor për të shitur ekipin e tij të dytë në pronësi, pra Salernitana!

Këtë vendosi sot Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit i mbledhur në Romë. Nëse brenda asaj date nuk do të shitej Salernitana, atëherë do të vijë mosregjistrimi në Serie A si pasojë i shkeljes së rregullit për konfliktin e interesit.

Kujtojmë që Lotito e mori klubin nga Salerno në Serie D dhe e ngjiti deri në Serie A brenda disa vitesh por tani nuk e mban dot më dhe duhet të shkëputet.

Një mungësi është që Lotito të vendosë dikë të besuar në krye të pronësisë së klubit ose ta shesë te një që do të ofrojë më shumë dhe do të arkëtojë për të blerë një klub të ri në kategoritë e ulëta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit