E nis me fitore, Martini: Gjendja ishte e trishtë, Beqja na penalizoi

18 Dhjetor 2019
15:24
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Edi Martini ka folur pas ndeshjes së fituar kundër Partizanit. Ai debutoi në një sfidë delikate ndaj të kuqve dhe arriti të rrëmbente një fitore mjaft të rëndësishme për të dhe ekipin. Shkodrani foli shumë i entuziazmuar pas ndeshjes dhe tregon se gjeti një moral shumë të dobët në skuadër. 

“Është shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, pas disa vuajtjeve, me ekipin kampion. Jam i lumtur për rezultatin e arritur. Nuk dua të flas për arbitrat. Para një jave u dënua Teuta me penallti dhe kartonë të kuq. Gjithsesi është e vështirë, kur ka gjera që duken. 

“Për ne sot e rëndësishme ishte të fitonim, jo loja. Na duhej për moral dhe gjithçka. E falënderoj edhe Bledin, pasi më ka lënë një ekip shumë të mirë. Veç kemi punuar psikologjikisht. Ekipi iu përgjigj kërkesave tona dhe fituam.

“Është e rëndësishme të fitojmë edhe në Vlorë. Beqja bëri një gabim, pasi na la me një lojtar më pak. Mund të ndëshkohej vetëm kundërshtari në fushë. Dha maksimumin në fushë. Ata që kanë qenë lojtarë e dinë se mund të dalësh jashtë kontrolli. Në të ardhmen duhet të mos na ndodhë më diçka e tillë.

“Gjendja ishte e trishtë. U largua trajneri, sikurse edhe rezultatet nuk ishin të mira. Kam biseduar me lojtarët dhe jam mundur t’i çliroj psikologjikisht. Besoj se ia kam dalë”, përfundoi Martini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit