E nisi dhe e mbylli te Roma, por Totti hidhëron tifozët verdhekuq me këtë përgjigje

22 Nëntor 2019
19:09
back button

“Nëse në këtë moment do të vinte dikush që të më kërkonte nëse do të kthehesha te Roma, sigurisht që në një anë do të më vendoste në vështirësi, por në anën tjetër do t’i thoja “jo” për respekt edhe të vendimit tim”. Kështu, Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës dhe legjendë, që u largua me shumë polemika, u përgjigj për Radio Radio.

Sakaq, Totti ka ndër mend që të nisë një eksperiencë të re, ndoshta si agjent. Në mënyrë që “të rris breza të rinjsh me kulturën e futbollit. Pas 30 vitesh eksperiencë në këtë sport mendoj se jam gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit