E nisi direkt me gol te kampionët parizienë, Renato Sanches tregon pse i tha “jo” Milanit

16 Gusht 2022
9:00
Alfred Lleshi

Ndikimi i Renato Sanches te PSG ishte i menjëhershëm dhe shumë pozitiv. Mesfushori portugez, i cili erdhi nga Lille për 15 milionë euro, shënoi menjëherë në debutimin e tij në “Parce des Princes” kundër Montpellier, në ndeshjen që përfundoi 5-2 për kampionët e Francës.

Në mikrofonat e “Canal Football Club”, lojtari luzitan ka shpjeguar zgjedhjen e tij për të shkuar nën Kullën Eifel dhe jo te Milani, ku e kërkonin prej muajsh.

“PSG është një klub në të cilin do të kisha dashur të vija më herët, – shpjegoi kampioni evropian i vitit 2016. – Në të kaluarën, kur luaja në Gjermani kishte disa situata, por ato nuk u realizuan kurrë.

Opsioni im i parë ka qenë gjithmonë të qëndroja në Gjermani. Pasi kalova në Franca, prioritet u bë të luajturit me PSG. Jam i sigurt se është një zgjedhje e mirë, e bëra pa marrë parasysh gjithçka, projekti është i mirë”.

Sanches ritakohet me Galtier dhe Campos në Paris: “Njohja me ata të dy më ndihmon, fola më shumë me Luis. Pasi nënshkroi me PSG u kontaktuam menjëherë, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë transferim”.

Sanches u fokusua te një nga shokët e tij të skuadrës, Marco Verratti: “Ai ka qenë gjithmonë një lojtar që më ka pëlqyer shumë. Edhe kur më pyetën se cilët ishin mesfushorët më të mirë në kampionatin francez, kur isha te Lille, e nënvizova atë. Më pëlqen shumë stili i tij i lojës, teknikisht është shumë i fortë. Ai është një lojtar shumë i kompletuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit