E nisi me humbje te Partizani, Sormani nuk ka “pishmane” nga miqësorja

11 Janar 2020
8:58
Alfred Lleshi
back button

Partizani zhvilloi ndeshjen e parë miqësore në tokën turke. Ndaj Trabzonsporit, të kuqtë u mundën 1-0. Ky ishte testi i parë për trajnerin Adolfo Sormani, i cili është kthyer në krye të “demave”. Pas lojës, trajneri Italian tha për faqen zyrtare të klubit:

Ndeshja e parë në drejtimin e Partizanit, pas kthimit…
Gjithmonë, kur nis një aventurë të re, natyrshëm ke shumë emocione. Je kurioz të shikosh lojtarët e rinj që do të drejtosh, t’i njohësh, t’i kuptosh ata më mirë. Sigurisht që edhe kjo miqësore kishte emocionet e veta.
A jeni i kënaqur me performancën e skuadrës në miqësoren ndaj Trabzonspor?
Mendoj se kemi bërë një ndeshje, ashtu siç unë kam kërkuar. Një ndeshje intensive, ku iu kam kërkuar lojtarëve të luajnë si skuadër. Të luftojnë të bashkuar, me dëshirën për të vuajtur të gjithë së bashku, të sakrifikojnë, që në fund të dalin triumfues. Në këtë sens them se kam marrë sinjale shumë pozitive, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Edhe lojtarët e rinj, që aktivizova, për mua kanë bërë një paraqitje
shumë të mirë.

A jeni i kënaqur nga impenjimi i lojtarëve përgjatë përgatitjeve që po zhvilloni në Antalia?
Jemi të gjithë shumë të kënaqur, si unë, ashtu edhe stafi. Dua të theksoj se ka një dëshirë dhe bashkëpunim shumë të madh nga të gjithë lojtarët. Të gjithë si grup po demostrojnë entuziasëm në përgatitjet që po zhvillojmë. Kanë dëshirë, edhe pse po përballen me module dhe skema të reja, që po aplikojmë në stërvitje. Kemi vërtet entuziasëm dhe përqëndrim. Duam ta rinisim fort kampionatin dhe t’iu tregojmë tifozëve tanë se jemi mjaft të lidhur me Partizanin. Duam të luftojmë për këtë skuadër.
Më 15 janar do të jetë testi i radhës, ndaj hungarezeve të Honved…
Eshtë një tjetër ndeshje afër, e cila na mundëson të përmirësojmë kondicionin fizik, por edhe do të na shërbejë për të punuar në aspektin tekniko-taktik, sidomos në harmonizimin e grupit si skuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit