E njihni kush është? Transformimi i pabesueshëm i ish-yllit të Arsenal-it dhe Juventus-it

26 Janar 2023
17:46
Denis Hakanaj
back button

Lojtar premtues dikursh në Premier League dhe i kombëtares senegaleze, ish-mbrojtësi nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga viti 2018, kur luajti për Cardiff City: po flasim për Armand Traoré, një mbrojtës i majtë që ka luajtur edhe për Juventusin.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe QPR-së shfaqet kështu në profilin e tij në Instagram me një pamje krejtësisht të re: sot ai ka flokë të gjatë, një mjekër të çrregullt dhe një pasion për skateboarding dhe plazhet. Traoré bëri 32 paraqitje për Topçinjtë, duke përfshirë një humbje poshtëruese 8-2 nga Manchester United në 2011.

Përveç aventurës bardhezi, mbrojtësi senegalez ka luajtur gjithmonë në kampionatin e Mbretërisë së Bashkuar, duke koleksionuar gjithashtu 86 paraqitje për QPR dhe 30 për Nottingham Forest. Në ekipin kombëtar ai u shfaq shtatë herë për kombëtaren e Senegalit pavarësisht se ka lindur në Paris.

Më 31 gusht 2010 ai kaloi te Juventusi me formulën e huazimit: Topçinjve iu pagua shuma prej 600,000 €. Por disa ditë më vonë, nënshkrimi i ri i Juventus-it pësoi një dëmtim të rëndë: një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, i cili e detyroi atë të ndalojë për një muaj.

Kur dukej gati për t’u kthyer në fushë, një dëmtim i ri e mbajti larg fushave edhe për një muaj. Në fund të sezonit, paraqitjet e tij në Torino kanë qenë vetëm dhjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit