E nxorri kampion Teutën, largohet trajneri shkodran! Letra e tij e lamtumirës pas humbjes së sotme

26 Nëntor 2021
22:58
Telesport
back button

Pasi e nxorri kampion sezonin e shkuar, Edi Martini nuk është më nga sonte trajner i Teutës së Durrësit.

Humbja ndaj Partizanit dhe rezultatet e fundit të dobëta kanë qenë fatale për të.

Trajneri shkodran mori drejtimin e ekipit durrsak dhjetorin e vitit 2019, duke ia dalë të fitojë titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën si trajner i ekipit bregdetar.

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre te gjithe pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqejn time.Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha jam dhe do i jem mirnjohes per gjithe jeten time.

Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2vjet per kenaqesine qe me kan dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2vite i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive.

Falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi Drejtorin teknik Renato Arapi koleget e mi Bledar Rizvani Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona Eduard Salillari duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe ju oroj te gjithe te mirat e ksaj bote.

Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire por nje mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni kete.Me shume respekt EDI MARTINI”, shkruan trajneri 46-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit