E PABESUESHME! Andrea Pirlo, trajner i Juventusit

30 Qershor 2020
8:55
Alfred Lleshi
back button

Andrea Pirlo gjen, gati dy vite pas marrjes së licencës së tij, stolin e duhur për të filluar karrierën e re si trajner. Ish-mesfushori i shquar italian do të stërvisë Juventusin U-23 nga sezoni i ardhshëm. Ky është padyshim një kthim në shtëpi për Andrea Pirlo. Ai veshi fanellën bardhezi nga viti 2011 deri më 2015. Siç raportohet nga “Sky Sport”, negociatat mes palëve tani kanë përfunduar. Pirlo do të presë fundin e këtij sezoni dhe më pas do të marrë përsipër nga Fabio Pecchia detyrën, për të udhëhequr skuadrën e dytë të Juventusit.

Disa ditë më pare, Juventusi U-23 siguroi “play-off” për t’u ngjitur në Serie B. Në stadiumin “Manuzzi” të Cesena, bardhezinjtë e trajnuar nga Fabio Pecchia mposhtën Ternana 2-1. Edhe për këtë arsye, në pamjen më optimiste të gjërave, Andrea Pirlo mund të marrë përsipër tashmë drejtimin e skuadrës në Serie B. Përndryshe, ai do ta drejtojë Juventusin U-23 sezonin e ardhshëm në Serie C, në përvojën e parë si trajner.

Si zëvendës i tij në stol mund të jetë Roberto Baronio. Të dy kanë qenë shokë, praktikisht përgjithmonë. Ata luajtën së bashku si te Brescia, ashtu edhe në ekipin kombëtar U-21. Baronio tashmë ka shumë më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Brescia dhe të rinjtë e Napolit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit