E pabesueshme! Barcelona dështoi të bënte transferimin për vetëm 18 sekonda

2 Shkurt 2023
12:07
Alfred Lleshi
back button

Sfondi kurioz i merkatos i lidhur me Barcelonën. Drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany, pranoi mbrëmë se transferimi i Julian Araujo te Blaugrana-t nga LA Galaxy nuk u realizua për 18 sekonda.

“Nuk mundëm ta mbyllnim transferimin në kohë për shkak të një gabimi kompjuterik”, – tha ai për mikrofonat e “Movistar”. Barcelona i bëri thirrje FIFA-s, duke theksuar se si ky transferim i dështuar nuk varej nga klubi. Topi i kalon tashmë institucionit më të lartë të futbollit.

Në rast se FIFA do t’i jepte dritën jeshile transfertës, Araujo do të regjistrohej në ekipin B blaugrana. I lindur në vitin 2001, mbrojtësi i djathtë është tashmë në kombëtaren e parë të Meksikës, duke luajtur tashmë 3 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit