E pabesueshme çfarë humb Nunez, por kolegu i tij korean bën edhe më keq (Pamjet)

24 Nëntor 2022
14:49
Denis Hakanaj
back button

Uruguai-Koreja e Jugut është ndeshja që ka hapur Grupin H të Kupës së Botës, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia me Ganën, që do të përballen në orën 17:00.

Ndeshja që po zhvillohet në Education City Stadium të Al Rayyan ka qenë shumë e luftuar në 45 minutat e para dhe rastet për gol nuk kanë munguar për të dyja ekipet.

RASTI I HUMBUR NGA NUNEZ – VIDEO

Një nga këto ka ardhur në minutën e 22-të, me yllin e Liverpool-it, Darëin Nunez, që ka dalë huq nga një pozicon shumë i favorshëm në zonën e rreptësië.

RASTI I HUMBUR NGA HWANG – VIDEO

Në minutën e 35-të ka qenë momenti i koreanëve për të shpërdoruar një rast të artë për të shënuar. Ka qenë Hwang që ka dërguar topin jashtë në mënyrë të pabesueshme shumë afër portës.

Fati nuk ka qenë me Urugiain në minutën e 43-të, kur goditja me kokë e qendërmbrojtësit Diego Godin është ndalur nga shtylla.

SHTYLLA E GODITUR NGA DIUEGO GODIN – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit