E PABESUESHME: Çmendet klubi i Serie A! Tetë goditje në merkato

18 Shtator 2020
16:42
Telesport
back button

Genoa gjithnjë e më shumë protagoniste në këtë seancë të merkatos. Pasi zyrtarizoi ardhjet e Czyborra, Zajc, Goldaniga, Asoro, Filippo Melegoni dhe Milan Badelj ditët e fundit, klubi kuqeblu po punon për të përforcuar skuadrën në dispozicion të trajnerit të ri Rolando Maran.

Qëllimi është një anësor dhe pasi negociatat për Karsdorp dështuan për mungesën e marrëveshjes me lojtarin që preferoi të qëndrojë në Romë, drejtori sportiv Faggiano praktikisht ka përfunduar negociatat për të sjellë Davide Zappacosta te Genoa.

Chelsea, pronari i kartonit të lojtarit të lindur në 1992 në huazim te Roma vitin e kaluar, ka dhënë tashmë dritën për huazimin e thatë.

Pasi ka gjetur marrëveshjen me klubin, Genoa ka marrë edhe miratimin nga lojtari, i cili do të zhvillojë vizitat.

Negociatat përfunduan për Zappacosta, por merkato e transferimeve të Genoa nuk do të ndalet këtu: klubi i presidentit Preziosi po mbylle për Marko Pjaca, një sulmues kroat nga Juventusi pasi ai luajti në huazim në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar te Anderlecht, Belgjikë, duke zhvilluar 4 ndeshje dhe një gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit