Problem te Bayern Munich! Pas dëmtimit tashmtë të ditur të Pavard dhe mungesës së tij në Champions, një tjetër mungesë “big” ka tronditur kampionët e Gjermanisë, sipas asaj që shkruajnë mediat: Alphonso Davies është dëmtuar në stërvitjen e zhvilluar në Lisbonë dhe rrezikon të mungojë ndaj Barcelonas të premten e 14 gushtit, në çerekfinalen e Champions League.
Hansi Flick do ta presë deri në fund dhe nëse kanadezi nuk ia del, do të hedhë në fushë Alaba në krah të majtë, me Sule dhe Boateng në qendër të mbrojtjes.