E PABESUESHME! Fiorentina ende nuk ka trajner, por zyrtarizon goditjen historike prej 27 mln eurosh në merkato

23 Qershor 2021
15:35
Telesport
back button

Nicolas Gonzalez është një lojtar i ri i Fiorentina. Pas një tratative të gjatë dhe të lodhshme, me shumë klube që kanë kërkuar informacion dhe madje Brighton që ka bërë ofertë konkrete, klubi vjollcë ka zyrtarizuar blerjen.

“Fiorentina njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për shfaqjet sportive të futbollistit Nicolas Gonzalez nga VFB Stuttgart.

Nicolas Gonzalez lindi në Belen De Escobar (Argjentinë) më 6 Prill 1998. Gjatë karrierës së tij ai veshi fanellat e Argentinos Juniors dhe Stuttgart, një klub me të cilin luajti 79 ndeshje, duke shënuar 23 gola.

Gonzalez gjithashtu veshi fanelën e Argjentinës në 8 raste, duke shënuar 2 gola.

Futbollisti, i cili aktualisht është i impenjuar me ekipin e tij kombëtar në Copa America, ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin vjollcë për 5 sezonet e ardhshme”.

Kosto e operacionit është shumë e madhe: 24 mln euro dhe 3 bonus.

Pra, 27 mln euro, duke u bërë kështu një ndër blerjet më të mëdha të historisë së Fiorentina-s dhe sigurisht më i shtrenjti i presidencës Commisso.

E bukura është që Fiorentina ka zyrtarizuar një superblerje ende pa trajner (po negociohet me Italianon e Spezia-s pas largimit të Gattusos)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit