E PABESUESHME! Kishte luajtur me identitet të rremë, lojtari i Bundesligës zbulon të vërtetën

8 Qershor 2021
14:56
Alfred Lleshi
back button

Silas Wamangituka thotë se në të vërtetë është Silas Katompa Mvumpa. Ai është 22 vjeç, jo 21 si në dokumenta. Klubi i Mvumpa, Stuttgart, njoftoi të martën përmes një deklarate se sulmuesi i tij ua zbuloi këtë informacion mbi gjeneralitetet e sakta së fundi, duke thënë se ishte viktimë e praktikave mashtruese nga ish-agjenti i tij.

Tri vite më parë, agjenti i Mvumpa lejoi lojtarin e atëhershëm 19-vjeçar të jetonte me të në Paris dhe, sipas Silas, gjithashtu ndryshoi emrin dhe datën e lindjes. Lojtari u bashkua me Stuttgart më 2019 nga skuadra e divizionit të dytë francez, Paris FC.

Stuttgart beson se agjenti ndryshoi identitetin e Mvumpa për të ndihmuar atë që të prishë lidhjet me klubin e tij të vjetër në Republikën Demokratike të Kongos, vendlindjen e Mvumpa, gjithashtu për të rritur varësinë e lojtarit të ri ndaj menaxherit.

Stuttgart thotë se janë në kontakt me Ligën Gjermane të Futbollit (DFL) dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) në lidhje me këtë çështje dhe se nuk kanë frikë nga ndonjë pasojë për lojtarin. Stuttgart pret që Silas të marrë një leje të re për të luajtur me identitetin e tij real.

“Unë kam jetuar me frikë të vazhdueshme në vitet e fundit. Gjithashtu kam qenë shumë i shqetësuar për familjen time në Kongo. Ishte një hap i vështirë për mua ta zbuloja këtë histori”, – tha Silas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit