E PABESUESHME: Kompany tani mbulon 3 poste të ndryshme te Anderlecht dhe paguan 3 mln euro nga xhepi!

4 Qershor 2020
13:59
Telesport
back button

Një revolucion i vërtetë te Anderlecht. Të enjten e shkuar, klubi belg zyrtarizoi dorëheqjen e pronarit Marc Coucke, vendi i të cilit është marrë nga Wouter Vandenhaute.

Vincent Kompany (34 vjeç), tani do të mbulojë 3 role në klubin ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist: ish-mbrojtësi i Manchester City, në fakt, do të jetë futbollist, drejtor sportiv dhe aksioner i klubit të Bruskelit.

Ashtu si shkruan DH, në fakt, Kompany do të fusë edhe 3 mln euro nga xhepi për të shpëtuar falimentimin e klubit, e njëjta shifër e futur edhe nga presidenti i ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit