E pabesueshme! Mancini konfirmon rikthimin e Buffon në kombëtare

22 Tetor 2019
11:47
Alfred Lleshi
back button

Një “sfilatë’, që mund të vlejë për ta si ikona të kombëtares axurre. Portieri 41-vjeçar pritet të rikthehet në fushë përkrah ish- partnerit të tij të vjetër, që tani luan në anën tjetër të botës. Gigi Buffon dhe Daniele De Rossi, dy nga protagonistët e triumfit në Botërorin 2006 mund ta riveshin shpejti fanellën blu, të kombëtares së tyre. Roberto Mancini e konfirmoi këtë (në të vërtetë e përsëriti) dje, në ceremoninë e prezantimit të marrëveshjes së re midis “Rai” dhe FIGC për ekskluzivitetin televiziv deri në Kupën e Botës së Katarit, më 2020. 

“A do t’i thërras në kombëtare Buffon dhe De Rossi? Kjo ishte një ide e presidentit Gravina, që u përqafua nga unë. Ata janë dy veteranët e vetëm nga Kupa e Botës 2006, që ende luajnë, prandaj do të ishte një gjë e bukur. Me ne në Kampionatin Europian? Jo, mbase në Kupën e Botës”, – tha ai me shaka, duke shpjeguar domethënien e thirrjes së tyre në kombëtare. Bëhet fjalë për dhënien e një çmimi dhe mundësinë për ta përshëndetur me ceremoni speciale fanellën blu, për të cilën kontribuan në mënyrë të vendosur dhe i shtuan yllin e katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit