E pabesueshme në Brazil, VAR vendos ndeshjen me një “dhuratë” (video)

8 Tetor 2019
20:13
Denis Hakanaj
back button

Në futboll do të ketë gjithmonë kontakte dhe episode të diskutueshme, por edhe teknologjia nuk ka imunitet nga gabimet. VAR është përfshirë në futboll për të pakësuar këto episode dhe për të siguruar që rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të jenë sa më të drejtë, por në Brazil duket se teknologjia ka ekzagjeruar.

Cruzeiro-s, në fakt, i është një penallti e dyshimtë, e cila nuk është kërkuar nga askush. Sipas Ole, vendasve u është dhënë një penallti për një faull në zonën e rreptësisë pas një kontakti për të cilin asnjë lojtar nuk ka protestuar. Me sa duket, VAR ka qenë më e vëmendshme se  të interesuarit direkt.  

Ajo që është e çuditshme ka të bëjë me faktin se as lojtari që ka pësuar faullin, Orejuela, nuk ka protestuar pas kontaktit me Patricio-n. Të 22 lojtarët që ishin në fushë janë befasuar kur kanë parë arbitrin Wagner do Nascimento Magalhaes, të largohej nga fusha e lojës për të shikuar ekranin e tij.

Madje, lojtarët e Cruzeiro-s janë nervozuar nga veprimi i arbitrit. Gjithsesi, humori i tyre ka ndryshuar pasi Magalhaes është kthyer në fushë dhe ka treguar pikën e penalltisë. Entuziazëm nga njëra anë, zemërim dhe befasi nga tjetra.

Goli i Fred nga 11 metrat i ka dhuruar barazimin vendasve, me ndeshjen që është mbyllur 1-1, por përshtypja është se ndeshja është kushtëzuar nga ky episod.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit