E pabesueshme në Tiranë; tifozët holandezë urinojnë në autobusin e Romës (pamjet)

24 Maj 2022
13:39
Alfred Lleshi
back button

Në Tiranë po ndizet atmosfera përpara finales së “Conference League” mes Romës dhe Feyenoord-it. Në fakt, një gjest i mjerueshëm i bërë nga dy të rinj, me siguri tifozë holandezë, të cilët në kryeqytetin shqiptar kanë “shurrosur” autobusin verdhekuq, ka dhënë sinjale se situata nuk do të jetë fort e qetë.

Episodi padyshim që ngjalli zemërimin e tifozëve romanë në rrjetet sociale. “Të mos harrojmë se cilët janë tifozët e Feyenoord”, – shkruan dikush duke kujtuar ngjarjet e vitit 2015 kur huliganët holandezë shkaktuan shumë trazira në “Piazza di Spagna” dhe “Campo de Fiori”.

Pa harruar ngjitëset në të cilat i prenë kokën “ujkut”, simbolit të Romës, dhe banania e fryrë e nisur drejt Gervinhos. Këto raste kanë rritur ndjenjën e reagimit te tifozët e Romës, të gatshëm për të mbështetur masivisht skuadrën e José Mourinhos në këtë takim historik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit