E pabesueshme nga Gjibraltari: Ekipi i një pub-i në paraeliminatoret e Conference League

17 Qershor 2022
17:25
Denis Hakanaj
back button

Nga një pub i thjeshtë në Cpnference League. Historia e pabesueshme e Bruno’s Magpies, një skuadër miqsh në Gjibraltar, të cilët do të përballen me irlandezoveriorët e Crusaders Football Club në paraeliminatoret e Conference League.

Historia e disa miqve që, mes një birre dhe një tjetre, vendosin të themelojnë një ekip të vogël futbolli për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohë së bashku.

Ata përfunduan të gjashtët në ligën e tyre sezonin e kaluar, por për shkak të finales së Kupës së Ligës, ata u kualifikuan në play-off.

Në playoff arritën deri në gjysmëfinale dhe pikërisht ky pozicionim u lejoi atyre të kualifikoheshin për turin e parë paraeliminator të Conference League. Fituesi do të sfidojë Basel-in në raundin tjetër.

Presidenti i skuadrës, Jansen Dalli është shprehur i emocionuar për arritjen: “Jam jashtëzakonisht krenar për klubin tonë, është një kënaqësi unike pas gjithë këtyre viteve të arrish një objektiv të tillë.

“Ne kemi një mundësi të madhe për t’u njohur në Europë dhe për ta rritur më tej projektin tonë. Në fund, puna e palodhur dha rezultat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit