E pabesueshme! Një korner i zakonshëm në Amerikën e Jugut (video)

14 Gusht 2019
11:29
Alfred Lleshi
back button

Futbolli është emocion i zjarrtë, përveçse pasion, brenda dhe jashtë fushës së blertë.  Kjo gjë spikat më së shumti në Amerikën e Jugut, kontinentin e katërt më të madh të tokës. Janë të shumtë yjet që kanë dalë në këtë sport nga vendet e atjeshme, si Brazili, Argjentina, Uruguaji etj. Ndër më të shquarit, që luajnë ende, mund të përmendim Leo Messi, Neymar, Luis Suarez. Ata janë në majat e futbollit europian, ku synojnë të luajnë të gjithë në nivele klubesh. Sidoqoftë, futbolli është gjithçka edhe në kampionatet kombëtare të vendeve të Amerikës së Jugut. Tifozët janë të jashtëzakonshëm, edhe pse hera-herës e teprojnë me mbështetjen e tyre. Më saktë, mund të themi se e teprojnë me sjelljen në shkallët e stadiumeve. 

Mjafton të shihni këtë video, se si ekzekutohet një goditje këndi atje, për të kuptuar se sa “afër dhe larg” janë tifozët me futbollistët. Videoja është shpërndarë nga “Casual Ultra”, ku tregohet një tifo-grup, që luan si “macja me miun” me kundërshtarin, kur ai donte të ekzekutonte goditjen nga këndi. Është dashur ndihma e dy punonjësve të sigurisë private, që të vijnë aty me çadra të hapura, të cilat të bëheshin mburojë për sendet e hedhura drejt lojtarit kundërshtar, që këndorja të kryhej. Ja pra, kështu është pamja e zakonshme në futbollin e Amerikës së Jugut, e mishëruar më së miri në këtë korne.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit