E PABESUESHME: Një largim do të kishte lejuar Barcelonën të mbante Messin: por Laporta e shpalli “të pashitshëm”

17 Shtator 2021
18:33
Telesport
back button

Javët kalojnë dhe informacioni, pak a shumë i saktë, vazhdon të qarkullojë mbi atë që ndodhi në ditët para ndarjes mes Lionel Messit dhe Barcelonës.

Në orët e fundit në Spanjë janë raportuar disa zëra që sigurojnë se sa e vërtetë ishte mundësia e mbajtjes së Pulce në blaugrana dhe se presidenti Joan Laporta zgjodhi këtë rrugë divorci…

Gazeta katalanase ARA raportoi se zona ekonomike e Barçës kishte vendosur një plan në tryezën e parë të klubit që parashikonte shitjen e Ansu Fati për ta mbajtur Messin në Camp Nou, por Laporta gjykoi futbollistin e ri spanjoll që të mos shitej.

Realiteti i vështirë ekonomik i klubit kishte çuar në shqyrtimin e zgjidhjeve të ndryshme, sado traumatike, të përpiqeshin të mbanin lojtarin më të mirë në botë, por vendimi i presidentit ishte i patundur!

Sulmuesi i rritur në Masià, jashte për disa muaj me probleme në gju, është një nga njerëzit që Barcelona mund ta kishte vendosur në treg më lehtë se të tjerët, por numri një i klubit ka zgjedhur të privojë veten nga Messi dhe jo nga klasa e vitit 2002.

Siç raportohet nga mediat spanjolle, familja Messi i kishte sugjeruar gjithashtu Laportës që të mblidhte para duke shitur disa talentë të rinj për të zbutur krizën ekonomike dhe për të qenë në gjendje të merrte firmen për rinovimin e kampionit nga Rozario por të gjitha përpjekjet nuk kanë qenë të suksesshme dhe Messi mori rrugën për në Paris.

Pas largimit të Pulce, fanella me numrin 10 të Barcelonës përfundoi pikërisht mbi supet e Ansu Fati dhe Laporta do të dëshironte të rinovonte kontratën e tij në javët e ardhshme për ta bërë atë të ardhmen e klubit katalanas.

Futbollisti i ri spanjoll nuk ka luajtur që nga nëntori 2020 pas një dëmtimi të meniskut dhe një shërimi disi problematik, rezultat i tre operacioneve në gjashtë muaj.

Pas 317 ditësh te Barça e shohin kthimin e tij pothuajse si një afrim ne merkato dhe shumë nga shpresat e tifozëve të Blaugrana janë të lidhura me të, për të tashmen dhe për të ardhmen…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit