E pabesueshme, por e vërtetë: Legjenda angleze, menaxheri i ri i Mbappe?!

12 Tetor 2019
12:00
Alfred Lleshi
back button

Pasi i “vari këpucët në gozhdë”, David Beckham nisi të punojë për të pasur një klub futbolli të vetin. Dhe nuk iu deshën shumë kohë për ta përmbushur këtë objektiv. Duke qenë pronari i Inter Miami, bashkë me partnerët e tij ka nisur të implementojë një plan revolucionar, për të marrë atje yje të nivelit të lartë, mes të cilëve lojtarë të rangut të David Silva. Beckham mbetet aktiv në “merkato”, duke kërkuar me shumë mënyra që të bëjë biznes me futbollin. Muajin e kaluar themeloi një kompani përfaqësimi, të quajtur “Footwork Management Ltd”, së bashku me Dave Garner, Nicola Howson dhe ish-sulmuesin e Nottingham Forest, David Johnson.

Kjo kompani, e specializuar për ekskluzivitetin e saj amerikan, kërkon të përfaqësojë futbollistë të rëndësishëm. Ajo synon shumë lart, madje, duke përfaqësuar të drejtat e një ylli të madh, Kylian Mbappe. Konfirmimi vjen nga “Daily Mail”. Sulmuesi i talentuar i PSG, kampion bote, është një nga lojtarët më të kërkuar në planet dhe përfaqësimi i tij do të ishte mënyra më e mirë për të tërhequr klientë e për të fituar para në të njëjtën kohë nga kompania e Beckham & CO. 

Ish-kapiteni i Anglisë është takuar disa herë me Mbappe në të kaluarën, teksa po përpiqet ta regjistrojë në kompaninë e tij të re. E vërteta është se anglezi ka kontakte shumë të mira me PSG, klub në të cilin militoi vite më parë. Kjo, së bashku me imazhin e krijuar nga Beckham në botën e futbollit, mund të ishte e mjaftueshme për ta bindur 20-vjeçarin francez t’i thotë “po” kësaj oferte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit