E PABESUESHME! Premier mbetet emocion. Futet Bale, Tottenham nga 3-0 në 3-3 (VIDEO)

18 Tetor 2020
19:28
Eraldo Harlicaj
back button

E pabesueshme, e pamundur, por jemi në Premier League. Aty ku futbolli është art dhe ku emocioni është në majë. Aty ku një eurogol vjen në sekondat e fundit nga Lanzini dhe i jep Jose Mourinhos një dëshpërim të paparë…

Tottenham kryesonte qetë 3-0 ndaj West Ham me golin e Son dhe dopietën e Kane dhe aktivizon pas minutës së 70-të Gareth Bale që debuton. Por, ekipi i Moyes zgjohet dhe shënon dy gola brenda 3 minutash dhe më pas atë final, një eurogol që gjunjëzon Tottenham në një 3-3 spektakolar!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit