E PABESUESHME! Problemi i Interit është diktati i trajnerit Conte!

23 Tetor 2020
10:42
Alfred Lleshi
back button

Ka trajnerë që luajnë me mendimet e tyre në ekip, por ka edhe skuadra që luajnë me mendimet për trajnerin. Për momentin, Milani, Napoli dhe Atalanta i përkasin kategorisë së parë, ndërsa Interi i përket kategorisë së dytë. Le të përpiqemi të shpjegojmë: në kampionat, Milani, Napoli dhe Atalanta luajnë një futboll argëtues, që ka si emërues të përbashkët cilësinë e lojtarëve të tyre, sepse ky është vullneti i trajnerëve përkatës, por gjithmonë brenda një organizate të lumtur, me buzëqeshje në buzë. Interi luan futboll të ndryshëm, lojtarët e tij janë në fushë duke menduar se çfarë dëshiron trajneri i tyre. Conte qëndron gjithmonë brenda rreshtave, kurrë nuk kërkon një ide individuale, secili lojtar ka një detyrë që me detyrim e respekton.

Shembulli i Perisic në krah
Shembulli është dhënë nga Perisic, i përjashtuar sezonin e kaluar nga Conte, sepse kroati nuk i respektonte shumë detyrat që i ishin besuar. Po ashtu ishte jo shumë i përshtatshëm për një modul, i cili do që pjesa e jashtme të jetë e plotë. Interi e huazoi atë te Bayerni. Kroati u kthye në Milano me një Ligë Kampionësh të fituar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse u tërhoq mbrapsht. Perisic, edhe nëse përpiqet shumë, edhe nëse përpiqet t’i përmbahet vijës taktike të Contes, do të mbetet gjithnjë një anësor sulmues. Të mërkurën në mbrëmje, kundër një mbrojtësi-sulmues si Lainer, ai u tregua më shumë difensiv. Edhe në kampionat shkoi pak a shumë kështu, pasi u desh të sfidonte Chiesa dhe Lazzari në zonën e tij.

Conte dhe skema e tij e zakonshme
Interi ka trajnerin me pagën më të lartë, shumë më të lartë, në Itali dhe ndoshta në Europë, çka perceptohet nga skuadra. Nëse një teknik fiton një milion euro në muaj, do të thotë që klubi e konsideron atë një gjeni. Dhe nëse është një gjeni, asnjë futbollist nuk mund të dalë nga skemat e tij. Gjithkush duhet të vrapojë, pa rënë në sy. Interi ka një staf teknik, që do t’iu kërkojë lojtarëve të luftojnë deri në fund për “Scudetto”. Mbi të gjitha, zikaltrit kanë një sulm të bujshëm, por me pak imagjinatë. Interi luan gjithmonë në të njëjtën mënyrë: Lukaku del nga vija e sulmit, dylufton me kokë dhe me trup.

Topi duhet të shkojë patjetër në këmbët e belgut. Kështu, ekipi rritet dhe ne luajmë. Por, ndërkohë, edhe kundërshtarët janë rirregulluar. Ndryshimet në skemë janë shumë të rralla. Le të marrim Eriksen, ai kurrë nuk ka qenë zemra e mesfushës. Tek Interi, ai thjesht nuk arrin të imponohet, e kufizon futbollin e tij në disa pasime të bëra mirë, pa kërkuar kurrë deri në fund cilësinë e tij të njohur creative. Danezi duket qartë se luan me frikë, i detyruar të mos dalë jashtë vendosjes taktike të Contes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit