E pabesueshme! Shikoni ndryshimin e madh fizik të sulmuesit të Barcelonës

29 Qershor 2022
7:28
Alfred Lleshi

Ansu Fati do të përgatitet me “xhiro të plota” për sezonin e ri, me të njëjtin ritëm si bashkëlojtarët e tij. Sulmuesi po tregon në rrjetet sociale sesi po e “shtrydh” veten për të pasur tonifikimin më të mirë fizik.

Ansu nuk luajti asnjë minutë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shpreson se mund të fillojë normalisht stërvitjen me Barçën. Çështja për t’u parë është se në çfarë dite do të rikthehet në stërvitje, nëse ka edhe disa ditë pushime si lojtarët me angazhime ndërkombëtare në fillim të qershorit, apo do të nisë stërvitjen maksimale me skuadrën katalanase.

Ky parasezon duhet të jetë i rëndësishëm për Ansu, i cili po kalon muaj shumë të vështirë, në të cilët i është dashur të përballet me shumë dëmtime.

Për momentin, ndryshimi fizik i sulmuesit është i dukshëm, duke parë pamjet që ka publikuar në rrjetet sociale. Ansu ka fituar shumë masë muskulore dhe mund të shihni punën që ka bërë prej disa muajsh.

Disa lojtarë të ekipit të parë tashmë kanë planifikuar këtë të enjte për të filluar stërvitjen nën urdhërat e Xavi. Skuadra azulgrana do të nisë përgatitjet e një sezoni që ende paraqitet me shumë dyshime.

Klubi është ende duke punuar në merkato për të nënshkruar me lojtarë si Lewandowski apo Jules Koundé.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit