E PABESUESHME: Suarez refuzoi një ofertë që do të shkruante historinë e futbollit amerikan!

18 Shtator 2020
18:44
Telesport
back button

Prapaskenë interesante e zbuluar nga ESPN rreth një transferimi të mundshëm, shumë të pasur në kampionatin amerikan për Luis Suarez, qendërsulmuesi i Barcelona dhe për shumë ditë i lidhur ngushtë me Juventusin.

Sipas asaj që mësohet nga transmetuesi, në fakt, uruguajani ka refuzuar një propozim kontrate nga Inter Miami, ku tashmë ka lëvizur ish-lojtari i Juventusit Higuain: një ofertë që, nëse do të thoshte “po”, do ta shndërronte atë në njërin nga futbollist më të paguar ndonjëherë në historinë e MLS-së.

Shifra nuk ka, por sipas zërave dhe lajmeve, flitet për një rrogë rreth 20 mln euro në sezon! Suarez ende nuk e ka vendosur të ardhmen, por dëshira është të vazhdojë në Europë dhe Atletico Madrid i ka telefonuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit