E PABESUESHME! Suarez refuzon të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e MLS

19 Shtator 2020
11:57
Alfred Lleshi
back button

Barcelona planifikon të mbledhë midis 40 dhe 50 milionë eurove nga shitja e Nelson Semedo Sipas “Mundo Deportivo”, ky është “thesari”, tek i cili mbështeten në Katalonjë për të mbyllur negociatat me tre lojtarë në ardhje; Sergiño Dest, Eric García dhe Memphis Depay. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë e ardhmja e Luis Suarez, të cilit trajneri Koeman, sapo u emërua, i tha përmes telefonit se nuk është në planet e tij.

Mësohet se 33-vjeçari uruguajan i ka thënë “jo” ofertës më të fundit të Inter Miami në MLS. Pra, e ardhmja e Luis Suarez mbetet pezull midis vitit të fundit të kontratës së tij te Barcelona dhe negociatave me Juventusin. Sipas Espn, ai ka refuzuar ofertën 4-vjeçare me nga 8 milionë euro në vit nga klubi i David Beckham, ku Gonzalo Higuain sapo ka mbërritur. Ai do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e “Major League Soccer” (rekordi aktual, 7.2 milionë euro në sezoni, i përket Zlatan Ibrahimovic).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit