E PABESUESHME! Sulmuesi iranian me mbiemrin kilometrik shkruan historinë e futbollit holandez! (VIDEO)

22 Janar 2021
21:48
Telesport
back button

Emri i tij është i paprononcueshëm, por golat e tij jo edhe aq…

Po flasim për iranianin me nënshtetësi holandeze, Reza Ghoochannejhad, që sot u bë futbollisti i parë në historinë e kampionatit holandez (Eredivisie) që shënon hat-trick duke u futur si zëvendësues për herë të dytë në dy vitet e fundit (herën e parë e bëri ndaj RKC në shtator 2019)

Sonte sulmuesi i Zwolle realizoi tri gola brenda 12 minutash ndaj Willem II duke u aktivizuar në pjesën e dytë (pas pushimit)

Ghoochannejhad është tashmë një veteran pasi 33 vjeç, por me këto gola, natyrisht që emri i tij tani është kthyer në legjendë, edhe pse shumë pak do ta mbanin mend…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit