E pabesueshme te Barcelona, Koeman ndryshoi gjithçka pak orë para Benfica-s

1 Tetor 2021
14:36
Denis Hakanaj
back button

Në Barcelonë kanë zbuluar prapaskena të reja mbi humbjen e shëmtuar të pësuar në Champions League kundër Benfica-s.

Sipas Sport, disa lojtarë nuk e dinin se Koeman do të zgjidhte skemën me 3 mbrojtës kundër portugezëve.

Kjo, sepse gjatë javës skuadra nuk e kishte përgatitur ndeshjen me këtë skemë.

Kështu, lojtarët janë befasuar kur trajneri holandez, pak orë para ndeshjes, ka lajmëruar skemën 3-5-2 dhe zgjedhjeve të bëra në formacion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit