E pabesueshme te Lyon-Marseille: Payet goditet nga një shishe, ndeshja pezullohet! (VIDEO)

21 Nëntor 2021
21:13
Telesport
back button

Vazhdojne incidentet ne Ligue 1. Ndeshja e tensionuar mes Lyon dhe Marseille u pezullua pas vetëm katër minutash….

Para se të kryente një goditje nga këndi, Dimitri Payet u godit në pjesën e pasme të kokës nga një shishe me ujë e hedhur nga tribuna.

Pas një konsultimi me kapitenët e dy skuadrave, arbitri i ndeshjes vendosi të pezullojë përkohësisht ndeshjen.

Ky është episodi i shtatë i këtij lloji në sezonin aktual në Ligue 1: një numër mbresëlënës, që denoncon një problem që po bëhet gjithnjë e më i rëndë në Francë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit